Këshilli do të përfshijë të gjitha ministritë relevante

Këshilli do të përfshijë të gjitha ministritë relevante

Me propozimin e ministrit të Inovacionit Besim Beqaj, Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e Këshillit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Beqaj bëri të ditur se ky këshill do të përbehet nga 15 anëtarë që do të përfshijnë të gjitha ministritë relevante ,odat ekonomike, përfaqësues të bizneseve, Komisionin për Arsim dhe Kuvendin.

Sipas ministrit, fokusi i kësaj ministrie do të jetë promovimi dhe mbështetja e ndërmarrësve të rinj të cilët kanë ide inovative.

Beqaj ka premtuar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), do të jetë një avokatë i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në raport me Qeverinë e Kosovës./21Media