10 milionë euro për parandalimin dhe trajtimin e koronavirusit

Qeveria mbajti mbledhjen e radhës

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia propozoi që të ndahen 10 milionë euro për parandalimin dhe trajtimin e koronavirusit.

Propozimi i tij u hodh në votim nga kryeministri Albin Kurti. I gjithë ekzekutivi votoi pro, dhe në këtë mënyrë ministria e Mjekësisë dhe ajo e Financave obligohen të zbatojnë këtë vendim.

Teksa qeveria po mban mbledhje ku pikë e rendit të ditës ishte koronavirusi, në Klinikën Infektive sot janë duke u trajtuar 6 raste të reja si të dyshuara për koronavirus.

Drejtoresha Lindita Ajazaj-Berisha tha se janë në pritje të rezultateve të analizave për këta persona.

Shqipëri janë konfirmuar 10 të prekur nga ky virus, dhe qeveria ka mbyllur shkollat për dy javë./21Media

Back to top button