Qeveria ndan 390 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta

Haradinaj nuk jep detaje

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të qeverisë ka marrë vendim që shoqatave të dala nga lufta t’i ndahen 390 mijë euro. Mirëpo, në konferencën për media pas mbledhjes, Haradinaj nuk dha detaje se për çfarë janë ndarë këto para.

Ju kisha lut me i hi me i lyp me i gjet vendimet e qeverisë, krejt janë transparente, çdo vendim i qeverisë që është marrë sot i keni ne web-faqe, nuk i di krejt detajet, kryetarit të qeverisë i ka ardhur kërkesa pastaj ne e kemi mbështetë, për më shumë detaje mundeni me i pritë mekanizmat e tjerë”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë ndër të tjerash unanimisht u miratua Platforma Vjetore të Politikave të Inteligjencës dhe Sigurisë, si parakusht për funksionimin e këtij sektorit të rëndësishëm për vendin.

U miratua projekt rregullorja për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet e tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me strukturën e gradave të organizimit të brendshëm, veprim ky që përkon me zotimet tona për forcim dhe avancim të FSK-së.

Qeveria sot vendosi gjithashtu që nga kursimet dhe ndarjet buxhetore të këtij viti të ndajë shumën prej 2 milionë e 52 mijë euro për kompensimin e shtesave në pagë për punën jashtë orarit për Policinë e Kosovës gjatë vitit 2018.

Është miratuar edhe Rregullorja për shtesën e rrezikshmërisë në punë për Policinë e Kosovës që do të hyjë në zbatim bashkë me Ligjin e Pagave.

Në fund u aprovua në parim nisma për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe me Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2018, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar, IPA II mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kujtojmë se Haradinaj ishte kritikuar për mbledhjet e kabinetit qeveritar pas dorëheqjes së tij të dhënë në korrik të këtij viti. Ai kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese nëse ka të drejtë të marrë vendime, mirëpo kjo e fundit nuk e kishte pranuar për shqyrtim pyetjen e Qeverisë./21Media

Back to top button