Qeveria norvegjeze kërkon ndalimin e mbulesës

Norvegjia ndjek shembullin e disa shteteve evropiane

Qeveria e Norvegjisë ka propozuar ndalimin e bartjes së simboleve myslimane, më saktësisht mbulimin e kokës me shami, në çerdhe, shkolla dhe Universitete.

Franca, Holanda, Belgjika, Bullgaria dhe landi i Bavarisë në Gjermani, kanë miratuar më herët ndalesën për bartjen në vendet publike të shamive që mbulojnë fytyrën në tërësi.

Qeveria e pakicës në Norvegji, e cila përbëhet nga Partia Konservatore dhe Partia Përparimtare, është e bindur se do të siguroi mbështetjen e opozitës për këtë masë, shkruan rtv21.tv

Norvegjia, vend ky në të cilin zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 11 shtator, mund të bëhet shteti i parë nordik, i cili do t’ia ndaloi femrave bartjen e perçes.

“Për rrobat që mbulojnë fytyrën në tërësi, siç është perçja, nuk ka vend në shkollat norvegjeze. Mundësia e komunikimit është vlerë thelbësore”, deklaroi ministri për integrim dhe imigracion, Per Sandberg.

Të punësuarit, të cilët këmbëngulin që të mbajnë mbulesën, mund të mbesin pa punë, ndërsa studentet mund të dëbohen nga Universitetet. Nëse miratohet kjo masë./21Media

Back to top button