Deputetja Kadaj – Bujupi ka reaguar ndaj mos prezencës së gazetarëve

Deputetja Kadaj – Bujupi ka reaguar ndaj mos prezencës së gazetarëve

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Stabilizim Asociim, ku po raporton ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, po mbahet pa praninë e mediave. Kjo nxiti reagimin e ashpër të anëtares së këtij komisoni nga Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi vlerësoi se mbylljet e komisioneve mund të bëhen vetëm në rastet siç tha ajo kur kemi të bëjmë me siguri nacionale, shkruan rtv21.tv

“Duke marr parasysh se ju përjashtuan nga takimi i komisionit, ndjej obligim që edhe një herë të kundërshtojmë këtë mbyllje të komisioneve, e cila mund të bëhet vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me siguri nacionale por, jo me çështje të cilat lidhen me raportimin e një ministri për raportin e MSA-së”, u shpreh Kadaj-Bujupi.

Tutje ajo tha se kjo mbyllje për media dëshmon edhe një herë që kjo qeveri nuk lejon të informohet opinioni për punën apo siç u shpreh ajo, mos punën,dështimin./21Media