Shpenzimet e Qeverisë gjatë tremujorit të funditvitit që lamë pas

Shpenzimet e Qeverisë gjatë tremujorit të funditvitit që lamë pas

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës, ku paraqiten të hyrat dhe shpenzimet qeveritare gjatë tremujorit të fundit të vitit që lamë pas, ku shihet se të hyrat ishin 500.7 milionë euro, ndërsa shpenzimet 648.2 milionë euro.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (33%), kompensimi i punëtorëve (24%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (12%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.