Qeveria planifikon që ndihmat sociale t’i japë për 2 muaj

Sipas Bislimit, nëse votohet buxheti e kanë më lehtë ta mbushin rezervën

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi sot tha se Qeveria e Kosovës po planifikon që 28 mijë familjeve që janë me asistencë sociale, t’i jap paradhënie edhe për muajin prill, për shkak se duhet të përballen me shpenzime në këtë kohë.

“Pa buxhet nuk mundemi as me i pagu ndihmat sociale, për të cilat 28 mijë familje kanë nevoja urgjente. Ne po planifikojmë që të gjithë përfituesve tu japim si paradhënie edhe ndihmat për muajin prill në mënyrë që të përballen me shpenzimet enorme që i kanë tash”, tha ministri Bislimi.

Ai shtoi se nëse arrihet të votohet buxheti, atëherë e kanë më të lehtë ta mbushin edhe rezervën, e cila është zero.

“Ne i kemi rezerva ne zero. Rezervat në zero nuk i ka pru kjo Qeveri, i keni pru ju”, tha Bislimi./kallxo

Back to top button