Rillogaritja nga 1 korriku

Rillogaritja nga 1 korriku

Një nga vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së fundit të Qeverisë së Shqipërisë në datën 12 qershor ka qenë edhe indeksionimi i pensioneve në masën 2.8%.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nga kjo gjë përfitojnë të gjitha llojet e pensioneve.

Nga ky vendim do të përfitojnë mbi 665 mijë pensionistë në të gjithë vendin ndërsa rillogaritja e pensioneve do të nis nga data 1 korrik.

Indeksimi në masën 2.8%, do të sjellë rrjedhimisht edhe rritjen e pensioneve.