U shpenzuan rreth 3.6 milionë euro

U shpenzuan rreth 3.6 milionë euro

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar raportin mbi keqpërdorimin e rezervave buxhetore mbi vendimmarrjen 1 vjeçare të Qeverisë. Me këtë rast, u tha se gjatë vitit 2018, Qeveria e ka shpenzuar mbi 73 përqind të buxhetit të rezervës në kundërshtim me ligjin për vendime jourgjente.

Përfaqësuesja e GLPS-së, Albana Rexha u shpreh se nga 16 vendime që ka marrë Qeveria për shpenzimin e rezervës shtetërore, janë shpenzuar rreth 3.6 milionë euro.

“Nga analiza që ne kemi bërë, qeveria me marrjen e 16 vendime ka shpenzuar rreth 73 përqind të buxhetit të rezervave shtetërore në kundërshtim me nenin 29 të ligjit për financa publike, apo më saktësisht 3.5 milionë euro”, tha ajo.

Sipas saj, asnjë prej këtyre rasteve nuk janë shikuar kriteret ligjore dhe vendimet janë marrë ackt hok.

“Këto rezerva shtetërore do të duhej të shpenzoheshin për çështje urgjente dhe jo për aktivitete që deri më tani është përdorur ky buxhet shteti. Kemi pa raste, nga fondi i janë ndarë për individ të caktuar, lobime, shlyerje të borxheve”, u shpreh Rexha.