Qeveria shpenzoi qindra miliona euro në tremujorin e parë

Të dhënat janë bërë të ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

Shuma e përgjithshme e të hyrave të qeverisë së Kosovës për tremujorin e parë të këtij viti ishte 458.9 milionë euro, ndërsa gjatë kësaj periudhe totali i përgjithshëm i shpenzimeve ishte 368 milionë euro.

Të dhënat janë bërë të ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 54% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Ndërsa, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 37%; kontributet sociale dhe përfitimet 26%; formimi i kapitalit bruto 15%; dhe konsumi i ndërmjetëm 10%. Pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Back to top button