Pas reagimeve vjen vendimi i Qeverisë

Pas reagimeve vjen vendimi i Qeverisë

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës miratoi propozim-vendimin për tërheqjen nga procedurat e shqyrtimit në Kuvend, të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike.

Gjithashtu, qeveria u dakordua për themelimin e komisionit për hartimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për personat e zhdukur.

Të premtën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës të tërhiqet Projektligji për Financimin e Partive Politike.

Shoqëria civile ka kërkuar që në Kuvend, të mos kalojë Projektligji për Financimin e Partive Politike, e për këtë të premtën ka protestuar. Po ashtu Shoqëria civile ka pezulluar pjesëmarrjen në Komisionin Parlamentar Ad-hoc, për përmirësimin dhe forcimin procesit zgjedhor./21Media