Qeveria themelon grupin punues për vlerësimin e aseteve të “Trepçës”

Qeveria ka themeluar gjithashtu edhe Grupin Punues Teknik për trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga Sindikata e Minatorëve të “Trepçës”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se grupi për vlerësimin e të gjitha aseteve do të përgatisë propozimin final për Qeverinë, jo më larg se tre muaj pas miratimit të këtij vendimi.

“MZhE është përkujdesur që në kuadër të kompetencave që ka të jep përgjigje edhe për vërejtjet dhe shqetësimet e ngritura nga Sindikata e Minatorëve sidomos si rezultat i mos koordinimit apo mos pajtimit në mes të bordit dhe anëtarëve të bordit që janë. Përmes dialogut të vazhdueshëm janë evidentuar çështjet konkrete si dhe është arritur pëlqimi për trajtimin e tyre nëpër grupe punuese, apo grupeve të ekspertëve të cilët duhet të japin përgjigje konkrete çështjeve thelbësore siç është edhe përgatitja e propozimit që në kuadër të ndërmarrjes ‘Trepça’ të përfshihen edhe asetet fizike”, ka deklaruar Lluka.

Ndërsa, sa i përket grupit Punues Teknik për trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga Sindikata e Minatorëve të “Trepçës”, ministri Lluka ka thënë se ky grup do të ketë qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të mira dhe të pranueshme për të gjithë.

Back to top button