Qeveria zotohet për investime në Gjilan

Takimi Haradinaj-Haziri

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj e ka vizituar sot komunën e Gjilanit, ku është takuar me të parin e kësaj komune, Lutfi Haziri. Në këtë takim Haradinaj dhe Haziri kanë diskutuar për projekte të shumta, e me theks të veçantë për impiantin e ujërave të zeza, për të cilin Qeveria do të investojë.

“Gjilanit i kemi kthyer vëmendjen e duhur dhe me dinamikën e re qeverisëse po i japim jetë shumë projekteve për këtë anë. Impianti i ujërave të zeza shpejt do të nis fazën e implementimit dhe Qeveria do të jetë garancë e këtij investimi të rëndësishëm për këtë qytet. Punimet në autorrugët Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan Kllokot janë duke vazhduar në dinamikën e duhur derisa objekti i ri policor, Teatri i Qytetit dhe politikat e reja të subvencionimit të bimës që do të hap rrugë zhvillimit ekonomik lokal, janë punë të tjera që i morëm përsipër së bashku me Kryetarin Lutfi Haziri.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Gjilani ka ndarë 50 milionë euro për investime në kornizën afatmesme, që përfshinë 5 sektor të rëndësishëm dhe bashkëveprimi për temat që lidhen me zhvillimin ekonomik do të jetë proces i vazhdueshëm./21Media

Back to top button