Historia e 53 milionë euro ishte dal në publik në fund të vitit 2017

Historia e 53 milionë euro ishte dal në publik në fund të vitit 2017

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar për kallxo.com së është duke zhvilluar hetime në lidhje me zbardhjen e përgjegjësve që i shkaktuan 53 milion euro dëm buxhetit të Kosovës pas dështimit për të përmbushur obligimet ndaj kompanisë që ndërtoi Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në qershor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës mori vendim që t’i paguaj 53 milion kompanisë “Bechtel-Enka ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kishte thënë se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, konsorciumi ka kërkuar që fillimisht t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

Për të zbardhur arsyet që shpien deri tek ky obligim i Qeverisë së Kosovës, Prokuroria Speciale e Kosovës, tashmë ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave.

“Hetimet janë në zhvillim e sipër, deri më tani janë dëgjuar një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve, si dhe jemi duke punuar në mënyrë intensive në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës për këtë rast.

Informacionet se kush deri më tani është intervistuar për këtë rast janë mbajtur konfidenciale nga Prokuroria Speciale.

Historia e 53 milionë euro ishte dal në publik në fund të vitit 2017 pas deklarimeve të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj./kallxo.com