Një spektakël i mahnitshëm në vitin 1986

Një spektakël i mahnitshëm në vitin 1986

Një organizatë bamirëse në Klevland të SHBA-ve, në vitin 1986 kishte organizuar një spektakël të mahnitshëm me tullumbace duke tentuar kështu që të thyejnë një rekord të ri botëror për më së shumti tullumbace të lëshuara në të njëjtën kohë.

Më shumë se 2 mijë e 500 vullnetar kishin punuar për orë të tëra që dy milionë tullumbacet t’i frynin me helium. Më 27 shtator  u lëshua rrjeta me tullumbace të shumtë të cilët mbuluan qiellin e Kleveland.

Moti nuk ishte në favorin e tyre, era e fortë e asaj dite bëri që këto balona të bien përsëri poshtë në tokë dhe ta bllokonin rrugën.

Shumë prej tyre ranë në liqenin Erie, ku në atë kohë rojet bregdetare ishin në kërkim për dy peshkatarë që ishin zhdukur disa ditë më parë. Gruaja e një prej të vdekurve e kishte paditur organizatën United Way, pasi që sipas saj tullumbacet e kanë pamundësuar që të gjendet më herët trupi i burrit të saj.

Pavarësisht kësaj, qielli asnjëherë nuk është dukur më bukur në Klevland./21Media