Sinani këtë herë vjen në bashkëpunim

Sinani këtë herë vjen në bashkëpunim

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Sinan Vllasaliu ka gati këngën e tij të re, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me këngëtarin, Lok Kominin.

Ky është bashkëpunimi i parë i tyre, i cili titullohet “Qikat e Prishtinës” e cila do të publikohet me videoklip, shkrun rtv21.tv

Këtë e bëri të ditur këngëtari përmes një postimi në instagram, ku ka shkruar se së shpejti do të publikohet kënga e re nga ai.

 

View this post on Instagram

 

Qikat e Prishtines se shpejti..

A post shared by Sinan Vllasaliu (@sinanvllasaliu) on

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Sinanit është “Jeta lamsh”, i publikuar më 10 maj, i cili deri tani ka mbi 1 milion e 500 mijë klikime në Youtube. Ndërsa, kënga e fundit e Lok Komonit titullohet “Babë e Nanë”. /21Media