Femrat vuajnë tri herë më shumë nga gjendja në krahasim me meshkujt

Femrat vuajnë tri herë më shumë nga gjendja në krahasim me meshkujt

Simptomat e artritit reumatik mund të tejkalohen përmes konsumimit të rregullt të qimnonit të zi dy herë në ditë, thonë studimet.

Artriti  reumatik prek rreth 400,000 njerëz në Britani të Madhe dhe femrat vuajnë tri herë më shumë nga gjendja në krahasim me meshkujt.

Por, raportimet thonë se marrja e qimnonit të zi mund të lehtësojë dhimbjet te pacientët.

Artriti reumatik përfshin dhimbjet në kyçe, lodhje, ënjtje. Ajo mund të çojë në ethe, apetit të dobët, humbje peshe, sipas NHS-së.

Dy kapsula prej 500mg qimnon të zi në ditë ndihmon në zbutjen e dhimbjeve.

Pacientët që kishin marrë dy kapsula në ditë nuk kishin efekte terapeutike pas një muaji dhe simptomat kishin shënuar rënie të dukshme, duke shënuar përmirësim të theksuar, thuhet në studim.