Shtëpitë e pabanueshme

Shtëpitë e pabanueshme

Tërmeti i 26 nëntorit nuk ka kaluar pa gjurmë as në Bubq. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por qindra banorë kanë mbetur të pastrehë dhe për shkak të dëmeve shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme.

Familja Bardhi ka shpëtuar mrekullisht. Banesën nuk e kanë më dhe as shpresojnë se do të munden të ndërtojnë një të tillë, por i janë mirënjohës fatit që janë shëndosh e mirë.

Sytë i kanë nga shteti dhe kërkojnë t’ju vijë në ndihmë.

Edhe në fshatin Mazhë pasojat në banesa janë të mëdha.

Dy anëtarë të familjes Dema janë me probleme të rënda shëndetësore. Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga tërmeti nuk u është ofruar asnjë ndihmë.

 

Në Njësinë Administrative Bubq sipas banorëve, janë të paktën 200 banesa që kanë pësuar dëme materiale, ndërsa të prekurit janë ende në pritje të ndihmave nga autoritetet.