Familja Kraja hap dyert për ngushëllime

Familja Kraja hap dyert për ngushëllime

Sot në orën 14:00 në varrezat e kryeqytetit u bë varrimi i regjisores Arzana Kraja.

Qindra qytetarë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit regjisores së njohur. Në disa fotografi të siguruara nga rtv21.tv shihen familjarët, miqtë dhe kolegët e Arzana Krajës duke qarë dhe vendosur lule pranë varrit të saj.

Familjarët kanë njoftuar poashtu se dyert e familjes do të jenë të hapura për ngushëllime në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im, shkruan rtv21.tv

Regjisorja e filmit “Fusha e Mëllenjave” është gjetur e vdekur dje në banesën e saj në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Lajmi për vdekjen e saj ka shokuar artdashësit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e Krajës. Presidenti Hashim Thaçi, dhe liderë të partive politike, përfshirë dhe ministrin e Kulturës, Kujtim Gashin, kanë ngushëlluar familjen Kraja. Të gjithë njëzëri thanë se Arzana Kraja i ka dhënë shumë kinematografisë së Kosovës./21Media