Autoportrete interesante

Autoportrete interesante

Veijo Ronkkonen nga Finlanda, ndërtoi një park të jashtëzakonshëm në Kaisanlahti, Parikkala.

Ai ka punuar në këtë park për pothuajse 50 vjet. Puna e tij e kryer në një sipërfaqe prej rreth gjysmë hektarësh, prodhoi qindra statuja betoni dhe një kopsht madhështor.

Rönkkönen i lindur në vitin 1942, për fqinjtë e tij njihej si një person shumë i turpshëm dhe i rezervuar. Marrja me art ishte mënyra e tij për të komunikuar me botën e jashtme.

Shumë prej veprave të tij janë autoportrete, disi të maskuara.

Rönkkönen Yoga Park përbëhet nga 255 statuja, në pozicione të ndryshme, secila prej të cilave të kujton artistin./21Media