Në Kosovë nuk është raportuar për të lënduar

Në Kosovë nuk është raportuar për të lënduar

Goditjet e forta të tërmetit, i cili goditi Shqipërinë sot në mëngjes, janë ndier edhe në Kosovë.

Fatmirësisht deri më tani në Klinikën Emergjente asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë. Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka konfirmoi se deri më tani numri i viktimave ka arritur në 7. Sipas saj, situata më e rëndë vazhdon të jetë në Durrës e Thumanë.

Një person ka vdekur në Kurbin, dy në Thumanë, tre në Durrës dhe një në Lezhë./21Media