Gjendja e viktimës sipas mjekut është stabile

Gjendja e viktimës sipas mjekut është stabile

Zjarri që kaploi mëngjesin e sotëm një banesë në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, la gjashtë persona të lënduar, njëri prej tyre pësoi lëndime më të rënda.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohë që 5 të tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi)”, ka thënë Ahmeti.

Doktori nga QKUK, Sinan Musliu në një prononcim për medie tha se personi ka pësuar djegie në dorën e djathë dhe në këmbën e majtë si dhe gjendja e tij është stabile.

“Rreth orës 9 është sjellë një burrë rreth të 30 në QKUK, si pasojë e djegieve që ka marrë nga djegia e një banese në Prishtinë. Dorën e djathë dhe këmbën e majtë e kanë të djegur ndërsa terapinë e ka marrë dhe trajtimin po vazhdon ende”, tha Musliu.

Sipas policisë, zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia në bashkëpunim me zyrtarët relevant nga institucionet përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti./21Media