Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Shëndetësisë për vitin 2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Shëndetësisë për vitin 2016

Gjatë vitit 2016, në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 481292 ditë shërimi,me 74728 pacientë të shtrirë, ku nga këta pacientë të shtrirë, 22610 pacientë janë operuar. Ndërkohë, që janë realizuar rreth 1002173 shërbime të veçanta dhe diagnostike për pacientë, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike janë kryer 1146209 për 293731 pacientë.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1333, prej tyre 26 spitale dhe 1307 institucione të tjera shëndetësore, si: ambulanca, poliklinika etj. Numrin më të madh të ambulancave të licencuara e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 549, ose 29.5% të institucioneve të licencuara private.