Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile

Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile

Njëmbëdhjetë nga 26 të helmuarit dje gjatë verifikimit të votave nga Serbia po qëndrojnë në Klinikën Infektive.

Lindita Ajazaj-Berisha ushtruese e detyrës së Drejtoreshës së Klinikës Infektive, në një konferencë për media sot tha se gjendja e pacientëve është stabile dhe se janë duke pritur rezultatet e analizave. Ajo tha se rezultatet do të bëhen të ditura brenda 48 orëve.

Sipas doktoreshës, gjendja shëndetësore e gravë shtatzëna në konsultim edhe me gjinekologun është e mirë, shkruan rtv21.tv.

Pacientët po vazhdojnë të trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Dje gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, zyrtarët janë ankuar për kundërmim që vinin nga zarfet dhe për një alergji.

Pas këtij lajmi janë vënë në lëvizje Policia, Prokuroria dhe institucionet tjera ku edhe janë pezulluar numërimi i votave të ardhura nga shteti fqinj.

Ndërsa, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës./21Media