QKUK përfiton nga granti i qeverisë japoneze

Pajisje për QKUK-në

Sot nga ora 09:00 do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të pajisjeve për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK) nga granti i Qeverisë së Japonisë.

Ceremonia mbahet në mjediset e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në të do të marrin pjesë ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili si dhe zyrtarë të tjerë nga autoritetet japoneze dhe nga institucionet shëndetësore të Kosovës.

Ndësa, sivjet shënohet 10 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Kosovës./21Media

Back to top button