Të plagosurit janë dërguar në ortopedi

Të plagosurit janë dërguar në ortopedi

Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri sot rreth orës 02:00, në rrugën “Rinia” në Prishtinë. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Pas këtij rasti personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku po vazhdojnë tretmanin.

Mjeku kujdestar, Ejup Govori për portalin rtv21.tv ka thënë se gjendja e të plagosurve është stabile dhe të njëjtit janë dërguar në Klinikën e Ortopedisë.

Në anën tjetër policialidhur me këtë rast ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre./21Media