Një recetë e dobishme për shëndetin

Një recetë e dobishme për shëndetin

Keni lexuar shumë artikuj për hudhrën, për vlerat e saj ushqyese, për shijen e shkëlqyer që u jep gatimeve të ndryshme. Por keni menduar ndonjëherë ta përdorni me qumësht? Për shumë njerëz ideja mund të tingëllojë si diçka e çmendur, duke pasur parasysh erën tipike të hudhrës, por sipas studimeve të fundit kjo recetë është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut.

Kjo pije magjike ndikon në përmirësimin e këtyre problemeve shëndetësore si astma, verdhëzën, kollën dhe sëmundjet kardiake.

Përbërësit:

–  500 ml qumësht
–  10 thelpinj hudhër të qëruara
–  2-3 lugë gjelle me sheqer
–  250 ml ujë i ftohtë

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë shtoni ujin dhe qumështin, më pas vendoseni mbi zjarr. Pasi të shihni flluskat e para të vlimit, shtoni hudhrën të cilën e keni grirë më parë dhe vazhdoni me përzierjen. Pas disa përzierjeve, ulni temperaturën dhe lëreni që një pjesë e masës të avullojë. Në fund filtrojeni dhe shtoni sheqerin për ta ëmbëlsuar.