Qumështi i dhisë klasifikohet si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë

Qumështi i dhisë klasifikohet si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë

Qumështi i dhisë, për shkak të vetive të shumta medicinale, klasifikohet si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Për vite të tëra, përveç në ushqim të përditshëm është përdorur si një kurë për sëmundje të tilla si bronkiti, luftimin e alergjive, forcimin e sistemit imunitar, shërimin dhe forcimin e mushkërive …

Studimet kanë treguar se ky qumësht tretet më lehtë se qumështi i lopes dhe që ka një nivel më të ulët të alergeneve.

Një studim i publikuar në revistën “International Journal of Food Science Nutrition”, ka gjetur se në nivel molekular, qumështi i dhive është i ngjashme me të njeriut.

Në mjekësinë tradicionale është përdorur për të trajtuar hiperlipoproteineminë, sëmundjet e zemrës, cistat fibroze, sëmundjen e tëmthit dhe gurëve të tëmthit.

Qumështi i dhisë është plotë me kalcium dhe fosfor, të cilët janë të rëndësishëm për forcën e kockave, si edhe zinku dhe seleni, antioksidantë të fuqishëm që e mbajnë sistemin imunitar. Shumë shkencëtarë e rekomandojë qumështin e dhisë për njerëzit që vuajnë nga anemia e shkaktuar nga mangësia hekurit në gjak.

Ky qumësht është një burim i pasur i kalciumit biodegradues, hekurit, fosforit dhe magneziumit dhe i përmban ata në përqëndrime më të larta se në qumështin e lopës. Ai gjithashtu përmban rreth 40 për qind më pak citrat në krahasim me qumështin e lopës.

Duke pasur parasysh faktin që dhitë hanë lëvoret e bimëve, qumështi i tyre është i pasur me silic, një mineral që ka efekt pozitiv në lëkurë, flokë, thonjë dhe sistemin nervor.

Ai përmban shumë proteina të pasura me aminoacide esenciale, një gamë të gjerë të vitaminave dhe nuk ka yndyrë që është vështirë e tretshme. Meqë përmban më pak laktozë, është më i lehtë për t’u tretur se qumështi i lopës.

Hirra, djathi i dhisë dhe kosi janë mjetet më të fuqishme natyrore që forcojnë sistemin imunitar.

Janë të rëndësishme për të ripërtërirë dhe rindërtuar kockat, të stimulojnë punën e traktit të tretjes, janë të rekomanduara për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë, osteoporozën, kolesterolin e lartë dhe tensionin e gjakut, inflamacionitn, si dhe për të përmirësuar funksionin e veshkave.