Një numër i madh i qytetarëve janë vendosur në stadiumin e Durrësit

Një numër i madh i qytetarëve janë vendosur në stadiumin e Durrësit

26 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Një numër i madh i qytetarëve janë vendosur në stadiumin e Durrësit “Niko Dovana” për të kaluar natën, për shkak të frikës që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ky stadium është kthyer në një kamp strehimi.

Ndihma për këta qytetarë tashmë veç se kanë arritur nga institucionet shqiptare, poashtu edhe nga Kosova.

Siç njoftoi ekipi i RTV21 nga Durrësi, shumë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Durrës t’i marrin të prekurit nga termeti dhe të ju gjejnë strehim në Kosovë./21Media