“Turp që ta kemi dhanë votën”, “duhet vendoset edhe në Graçanicë”

“Turp që ta kemi dhanë votën”, “duhet vendoset edhe në Graçanicë”

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka qëndruar tek rrethi në kohën kur u vendosë flamuri i Kosovës. Ai është pritur me protesta dhe fjalë fyese nga qytetarët e pranishëm.

Pacolli ka pohuar se vendimin për heqjen e flamurit kombëtar dhe vendosjen e flamurit shtetëror e ka marrë kryeministri i vendit, e jo Komuna e Prishtinës.

Por, kjo fjalë nuk është pritur mirë nga qytetarët, të cilët kanë filluar ta fyejnë Pacollin dhe filluan të bërtasin “marre – marre” dhe filluan të shkojnë pas Pacollit deri të vetura e tij, për të vazhduar edhe më tej debatin, duke i thënë “turp që ta kemi dhanë votën”, “duhet vendoset edhe në Graçanicë”, duke i thënë edhe se “me pas fytyrë nuk ishe ardhur hiq”.

Po ashtu pati edhe momente kur u shkëmbyen fjalë si “nuk po të tutem ty”, deri sa Pacolli i thotë një qytetari me një ton të ngritur se “a ke diçka personale me mua?”.

Ajo që u pa, ishte se Pacoolli te qytetarët u ndalë me veturë private dhe i vetëm debatonte me qytetarët e revoltuar, i cili nuk përtoi t’u përgjigjet të gjithëve. Pati edhe kërkesa që të dënohet nga policia, pasi Pacolli doli veturën në rrugë.