Qytetarët hedhin valle në shesh për formimin e ushtrisë

“Sot ka festë Kosova”

Me tupanë, valle e plisa në kokë qytetarët po brohorisin “Kosova” dhe “Ushtria”.

Disa qytetarë janë mbledhur për të festuar në sheshin e Prishtinës pas votimit të ushtrisë së Kosovës.

Në një seancë historike sot në Kuvendin e Kosovës është votuar transformimi i FSK-së në ushtri.

Ndërkohë sheshet në Prishtinë dhe në komunat e tjera të Kosovës janë stolisur me flamuj të Amerikës dhe shteteve evropiane./21Media

Back to top button