Qytetarët po injorojnë referendumet e thirrura nga zyrtarët pro-rusë

Zyrtarët ukrainas thonë se banorët e zonave të pushtuara nga Rusia po injorojnë referendumet e organizuara nga autoritetet lokale të mbështetura nga Kremlini, por ata pranuan se në disa raste, banorët po detyrohen të votojnë.
Referendumet të thirrura në katër pjesë të Ukrainës nën kontrollin rus, janë denoncuar gjerësisht nga qeveritë perëndimore si mashtrim dhe po zhvillohen me pak ose aspak vëzhgues ndërkombëtarë përtej delegacioneve nga Rusia.
“Nuk ka referendum si i tillë. Është imitim. Banorët vendas po e injorojnë atë. Disa njerëz thjesht detyrohen të votojnë. Kishte autobusë me njerëz që e sollën atë nga Krimea për të hedhur votat”, tha Andriy Yusov, një zyrtar i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës për CNN.
Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) tha se kishte zbuluar dokumente që tregojnë se Republika Popullore e Donetskut, e mbështetur nga separatistët, kishte në plan të zgjeronte elektoratin duke përfshirë në votime adoleshentët më të rinj se 18 vjeç.
Për të rritur kontrollin mbi “pjesëmarrjen”, zyrtarët e Donetsk vendosën që të miturit duhet të shoqërohen në qendrat e votimit nga prindërit, kujdestarët ose përfaqësuesit e të ashtuquajturave jetimore, shtoi SBU./21Media

Back to top button