Llumnica: Unë vlerësoj se televizioni nuk është publik

Llumnica: Unë vlerësoj se televizioni nuk është publik

Një numër i vogël i qytetarëve së bashku me sindikalistë, kanë protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie për të kundërshtuar taksën e RTK-së, për të cilën sipas tyre supozohet t’iu faturohet qytetarëve përmes faturave të energjisë elektrike.

Rashit Gashi, punëtor i KEDS-it, e dikur punëtor i distribucionit ElektroKosova, tha se si qytetar i Kosovës nuk do të lejojë një gjë të tillë.

Si aktivist sindikal dhe si qytetar i këtij vendi sot kam dal në shenjë pakënaqësie dhe në shenjë proteste si akt simbolik kundër taksës së RTK-së, e cila prentendohet dhe supozohet të faturohet përmes faturave të energjisë elektrike. Unë si ish-punëtor i distribucionit të ElektroKosovës dhe tash punëtor i KEDS-it, e kundërshtoj këtë taksë përmes faturave të energjisë. Dhe sot kam dalur këtu të shprehi revoltën time në lidhje me këtë taksë“, tha Gashi.

Nënkryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se me këtë taksë, dëmtohen edhe punëtorët e KEDS-it.

Edhe unë si sindikalist i KEDS-it besoj që punëtorit e KEDS-it, dëmtohen me taksën e RTK-së, ashtu siç janë dëmtuar më parë edhe në të kaluarën kur kanë punëtor të Korporatës Energjetike të Kosovës. Janë inkasu mjete për replikim në çdo vend edhe në vendet ku nuk ka pasur shanse të ketë televizione. Unë vlerësoj se televizioni nuk është publik dhe nuk duhet t-i përgjigjen qytetarët fare. Unë nuk e di çfarë mendojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës për këtë arsyeje, kur e shkel deputeti kushtetutën, atëherë qytetarët çfarë do të bëjnë“, tha Llumnica.