Sipas Apostolova-s, numri i daljes së njerëzve për të votuar është më i madh se në vitin 2017

Sipas Apostolova-s, numri i daljes së njerëzve për të votuar është më i madh se në vitin 2017

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova sot u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Sot është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, kjo është dita ku demokracia do të tregojë të vërtetën që do të ndodhë në Kuvend. Qytetarët e Kosovës duhet të dalin dhe të votojnë, është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme”, u shpreh Apostolova.

Ajo bëri të ditur se gjatë ditës së sotme do të vizitojë disa vendvotime. Apostolova shtoi se numri i daljes së njerëzve për të votuar është më i madh se në vitin 2017. Gjithashtu, sipas saj gjithçka është e qetë dhe po shkon sipas rregullave, raporton REL.

Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ora 07:00 nisi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinjë në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.