Qytetari del para komisionit parlamentar, kërkon rritje rroge për gratë

Në këtë komision u diskutua për statusin e personave të plagosur para luftës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot mbajti mbledhjen e radhës.

Si pikë kryesore e rendit të ditës ishte diskutimi për statusin e personave të plagosur në Kosovë para periudhës së luftës.

Mirëpo, në pikën ku ka diskutime të ndryshme iu dha hapësira edhe një qytetari, Selman Krasnqit, i cili pati një kërkesë të veçantë.

Ai kërkoi që t’ju rritet pagesa për 10 për qind të gjitha grave për punën e njëjtë që e bëjnë me burrat. Po ashtu, jashtë rendit të ditës iu dha hapësira dhe Shoqatës për Kancer të Gjirit.

Haxhie Skenderi nga kjo shoqatë dorëzoi një peticion për komisionin në mënyrë që të plotësohen disa kërkesa të shoqatës së tyre që kanë të bëjnë me gratë.

Back to top button