Autobusi hyn në dhomën e fëmijëve

Aksident i pazakontë në Turqi

Një autobus pasagjerësh është përplasur me një shtëpi në Stamboll dhe ka hyrë në dhomën ku po flinin tre fëmijë, por për fat të mirë në këtë aksident të pazakontë nuk ka lënduar.

Aksidenti ka ndodhur sot herët në mëngjes në rrethin Umraniye të Stambollit kur shoferi humbi kontrollin e autobusit dhe u përplas në shtëpinë e familjes Dolap.

Duke thyer murin, autobusi është futur në dhomën në të cilën flinin tre fëmijë të moshës nga pesë deri në nëntë vjeç.

“Gjithçka ndodhi sot herët në mëngjes, ndërsa ne po flinim. Nga gjumi na zgjoi një zhurmë dhe goditje e fuqishme. Fëmijët u tmerruan nga ajo që kishte ndodhur, por është një fat i madh që askush nuk u lëndua“, ka thënë pronari i shtëpisë dhe i babai i fëmijëve, Mehmet Dolap.
Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e ambulancës dhe policisë, kurse hetimi për shkaqet e aksidentit është duke u zhvilluar.

https://youtu.be/Uuozdd1rbbc

Back to top button