Poezi nga Konstantin Kavafi

Poezi nga Konstantin Kavafi

The: Do shkojë në tjetër tokë, do shkojë në tjetër det.

Ndonjë qytet tjetër do gjendet më i mirë e më i lumë

Çdo përpjekje që bëj këtu është një dështim më shumë;

dhe si I vdekuri në varr zemra ime s’njeh gaz.

Gjer kur do ta durojë shpirti im këtë maraz?

Ngado që i kthej sytë, ngado që kthej vështrimin,

këtu shoh veç gërmadhat e zeza dhe shkretimin e jetës që jetova,

që prisha e rrënova kaq vjet

Vise e dete të tjerë s’do gjesh; e ke të kotë.

Do të të ndjekë pas qyteti. Rrugët ku do endesh po këto do jenë.

Do plakesh, ja, këtyre vendesh;

dhe shtëpitë ku do thinjesh do jenë gjithë po këto

Do mbërrish përherë te ky qytet. Për gjetiu- mos shpreso –

nuk ka anije për ty, nuk ka rrugë. Për fare

siç e rrënove jetën këtu, te kjo kamare e vogël,

e ka rrënuar gjithandej në botë.