R.Kelly dënohet me 30 vjet burgim për abuzim seksual me të mitura

R.Kelly është dënuar me 30 vjet burgim për abuzim seksual me të mitura.
Kelly, tani 55 vjeç pavarësisht kërkesës së avokatëve mbrojtës për një dënim prej 10 vjetësh a më pak, prokurorët kishin kërkuar të paktën 25 vjet.
“Këto krime janë llogaritur dhe planifikuar me kujdes dhe janë ekzekutuar rregullisht për gati 25 vjet. Ti i mësove se dashuria është skllavëri dhe dhunë”, thuhej nga gjykatësit.
Kelly, nuk pranoi të fliste sot në Gjykatë, por mësoi për fatin e tij pasi disa nga akuzuesit i thanë Gjykatës përmes lotëve dhe zemërimit se ai kishte mashtruar fansat e tij.
Ai do të paguajë edhe gjobë prej 100 mijë eurosh.
Kelly ka qenë i ndaluar në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn që nga gjyqi i tij. Nuk është bërë e ditur se ku do ta kalonte dënimin Kelly.
Avokatët e Kelly-t kishin argumentuar se ai nuk duhej të dënohej më shumë se 10 vjet, sepse ai kishte një fëmijëri traumatike ‘duke përfshirë abuzim seksual të rëndë e të zgjatur në fëmijëri, varfëri dhe dhunë’.

Akuzat se Kelly abuzonte me të mitura filluan të qarkullonin publikisht në vitet 1990. Ai u padit në vitin 1997 nga një grua e cila pretendoi se kishte sulme seksuale dhe ngacmime seksuale kur ishte e mitur dhe më vonë ai u përball me akuza kriminale për pornografi për fëmijë në lidhje me një vajzë tjetër në Çikago.

Një juri atje e shpalli të pafajshëm në vitin 2008 dhe ai e zgjidhi padinë, ndërkohë gjatë gjithë kohës vazhdonte e shiste miliona albume./21Media

Back to top button