R Kelly akuzohet se i ka shpërlarë trurin disa vajzave

R Kelly akuzohet se i ka shpërlarë trurin disa vajzave

Këngëtari i zhanrit RnB R Kelly, ka hedhur poshtë akuzat se po mban disa vajza të reja në një “kult abuziv”.

Avokati i  këngëtarit tha se do të punojë me forcë dhe përkushtim për të ndjekur penalisht akuzuesit e tij dhe për të pastruar emrin e tij.

Një raport i BUZFEED akuzon këngëtarin se i ka shpërlarë trurin disa vajzave, të cilat u afruan me të për të arritur në karrierën muzikore.

R Kelly është përballur më herët edhe me akuzat për sjellje të keqe seksuale, por asnjëherë nuk është gjetur fajtor.

Në raportin në të cilin citohen tre grupe prindërish anonimë, thanë se nuk i kanë parë bijat e tyre për muaj me radhë dhe se jeta e tyre kontrollohet tërësisht nga këngëtari.

Kjo përfshin rregulla si çfarë duhet të hanë, të veshin, kur duhet të bëjnë dush, të flenë, dhe si duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale, duke u filmuar nga këngëtari.