“R.Kelly, ti ke shkatërruar shumë jetë”

Disa gra që kanë qenë të abuzuara seksualisht nga R.Kelly rrëfyen se si ai ka shkatërruar mijëra jeta, gjatë gjyqit dje pak para se ai të dënohej me 30 vjet burgim.
“Ti më ke shtyer të bëjë gjëra që kanë thyer shpirtin tim. Uroja të vdisja pas asaj se si më ke bërë të ndjehem. A e kujton këtë?”, ka thënë një dëshmitare në Gjykatë.
Një tjetër ka thënë para Gjykatës se Kelly e bëri viktimë të tijën një 17 vjeçare pasi ajo kishte shkuar në koncertin e saj.
“Isha e frikësuar, naïve dhe nuk dija si ta përballoja situatën. Heshtja është një vend i vetmuar”, ka thënë ajo.
Disa gra përdorën emrat e tyre të vërtetë, e disa të tjera përdorën pseudonime në Gjykatë e të tjera u emocionuan gjersa flisnin.
R.Kelly është dënuar me 30 vjet burgim./21Media

Back to top button