Kundërshtari i tij shkroi letër pas vdekjes së Day

Kundërshtari i tij shkroi letër pas vdekjes së Day

Boksieri Patrick Day vdiq katër ditë pasi pësoi një dëmtim të trurit gjatë ndeshjes me Charles Conwell.

Amerikani ra në gjendje kome të shtunën pasi ra në ring pas një goditjeje nga kundërshtari i tij në raundin e 10-të të ndeshjes që po zhvillohej në Chicago.

Day vdiq në moshën 27-vjeçare të mërkurën i rrethuar nga familja e tij, miqtë dhe anëtarët e ekipit.

Day ra në gjendje kome pasi pësoi një dëmtim serioz në kokë pas një knockout. Ai u mor nga ringu dhe u dërgua në spital ku pas operacionit urgjent ra në gjendje kome.

“Ai nuk kishte nevojë të bënte boks. Vinte nga një familje e mirë, ishte i zgjuar, i shkolluar dhe kishte mundësi të tjera në dispozicionin për të siguruar jetesën. E zgjodhi boksin duke i ditur rreziqet me të cilat përballet çdo luftëtar kur futet në ring. Boksi ishte ajo që Pat pëlqente të bënte.”, u bë e ditur në deklaratë.

Kundërshtari i tij amerikan, 21 vjeçari Conwell shkroi një letër emocionuese për Day pas ndeshjes.

“Kurrë nuk e mendova që kjo të të ndodhte, gjithçka që doja ishte të fitoja. Nëse do të mund t’i ktheja të gjitha, unë do ta bëja. Askush nuk e meriton që t’u ndodhë atyre”, shkroi ai./oranews