Ai u dërgua në spital pa shenja jete

Ai u dërgua në spital pa shenja jete

Rënja nga kati i gjashtë i një kompleksi apartamentesh i ka kushtuar me jetë ish-lojtarit të Gremios, Ezequiel Esperon.

Futbollisti 23 vjeçar mësohet se ishte i pafat në momentin kur u shkëput nga ballkoni i shtëpisë së tij në Buenos Aires, ku përplasja rezultoi fatale për të.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës në lagjen “Villa Devoto” të kryeqytetit argjentinas, derisa po ndiqte një festë. Ai u dërgua në Spitalin e afërt Zubizarreta pa shenja jete.

Karriera e Esperonit ka filluar me All Boys në Argjentinë për të kaluar më pas te Gremio, ku është bërë edhe i njohur. Së fundmi, 23 vjeçari ishte pjesë e Atlante de Meksiko dhe prej 7 muajsh nuk kishte kontratë.  Policia lokale nisi një hetim mbi vdekjen e Esperon, por tashmë deklaroi se ata e shikojnë incidentin si një aksident tragjik dhe hetimet mund të mbyllen shumë shpejt, raporton oranews.