Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime

Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime

Komuna e Prishtina njofton të gjithë kryeqytetasit se gjatë gjithë javës nuk ka funksionuar sistemi i gjendjes civile që menaxhohet nga Agjencia për Regjistrim Civil, si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Si pasojë, Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime dhe janë krijuar radhë të gjata të pritjes.

Sistemi ende nuk është rikthyer në funksion. Kërkojmë ndjesë për situatën e krijuar dhe pritjet e gjata”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Mirëpo, nuk kanë ndonjë përgjigje se kur do të rregullohet.