Nadal fiton 3-0 ndaj Millman

Nadal fiton 3-0 ndaj Millman

Në New York janë luajtur ndeshjet e radhës së raundit të parë të Grand Slam të US Open.

Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi me lehtësi 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) ndaj australianit John Millman. Ndeshje e mirë e Nadal, në të tri setet pati avantazh në fushë, duke e merituar fitoren.

E papritura më e madhe ishte eliminimi i numrit 4 në botë, austriakut Dominic Thiem, i cili u mund 3-1 nga italiani Thomas Fabbiano (6-4, 3-6, 6-3, 6-2).

Në raundin e dytë shkon australiani Nick Kyrgios, që mundi 3-0 Steve Johnson, ndërkohë që surprizë është edhe eliminimi i grekut Stefanos Tsitsipas.

Gjithashtu fiton edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 5 në botë, i cili mposhti 3-2 Radu Albot.