Rahovec: Gjenden dy mjete të pashpërthyera

FSK-së ka tërhequr mjetet e dyshuara

Një person ka raportuar policinë se në oborrin e tij ka gjetur dy mjete të pashpërthyera të llojit A-4- granata dore.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për çminim i FSK-së ka tërhequr mjetet e dyshuara.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Boraqkla” në Rahovec./21Media

Back to top button