Rahoveci mund Z Mobile Prishtinën

Rahoveci mund Z Mobile Prishtinën

KB Rahoveci ka fituar ndeshjen e dytë finale të play-offit në Supërligën e Kosovës, ndaj Prishtinës me rezultat përfundimtar, 87:84.

Ndeshja është zhvilluar me fillim nga ora 17:00, në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec, përcjell rtv21.tv

Seria është barazuar në 1:1. Kampion do të shpallet skuadra që i shënon tri fitore në ndeshjet finale të Superligës, derisa kampion në fuqi është Bashkimi.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në mesjavë në kryeqytet./21Media