Torcida afër klubit të zemrës

Torcida afër klubit të zemrës

Rahoveci është gati për t’i hapur dyert për “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll.

Sonte zhvillohen tri ndeshje, ku Rahoveci pret Trepçën prej orës 19:00, Peja luan ndaj Ponte Prizrenit në 16:30, ndërsa Vëllaznimi sfidon Istogun prej 14:00.

Tifo-grupi mitrovicas, Torcida, do të udhëtojë në mënyrë të organizuar drejt Rahovecit.

Ata do të mblidhen prej orës 16:00 në Mitrovicë, për të marshuar drejt palestrës “Mizahir Isma”.