Rahoveci gati për turin me biçikleta
19 Korrik 2019
Nesër mbahet "Rahovec Tour"
Nesër mbahet “Rahovec Tour”
Të rinjtë e Rahovecit nesër do ta jetësojnë një ide tjetër kreative. Nesër ata do ta organizojnë edicionin e dytë të turit me biçikleta, që ka për qëllim promovimin e qytetit të bukur të Rahovecit dhe njëkohësisht, pjesëmarrësit do të njihen për së afërmi me bukuritë e Rahovecit.
Në dispozicion për këtë event janë rreth 100 biçikleta, rezervimi i së cilave është falas. Po ashtu, numri i biçikletave është i limituar.
Përveç turit me biçikleta, pjesëmarrësit në kohën e pushimit kryesor do të kenë mundësi t’i ndezin balonat, t’i japin qiellit të qytetit të bukur të Rahovecit një pamje mahnitëse./21Media