Vreshtarët në Bullgari

Vreshtarët në Bullgari

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci sot do të kërkojë fitoren e parë në Ligën Ballkanike.

Vreshtarët do të jenë mysafirë të Academic Bultex 99 në Bullgari.

Për skuadrën bullgare kjo është ndeshja e parë në këtë edicion në BIBL, derisa sfida e tretë për rahovecasit.

Rahoveci ishte mundur nga Peja dhe Ibar Rozhaja, kurse sonte kërkon fitoren e parë në grup.

Në këtë edicion në Ligën Ballkanike po marrin pjesë pesë skuadra, ku katër kalojnë tutje.

Kjo është hera e parë që Rahoveci merr pjesë në Ligën Ballkanike, derisa ishte edhe në kualifikime të FIBA Europe Cup.

Ndeshja Academic Bultex 99-Rahoveci zhvillohet nga ora 17:30./KP