Ndeshja fillon në ora 17:00

Ndeshja fillon në ora 17:00

Rahoveci sonte do të luajë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Ligën Ballkanike. Vreshtarët do të jenë mysafirë të Ibër Rozhajës në Ligën Ballaknike. Takimi zhvillohet nga ora 17:00.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 74:77 për Ibër Rozhaja.

Vendasit me një fitore do të përfundonin në vendin e tretë në renditje, derisa Vreshtarët do të duhet të fitojnë me tri pikë dallim që të renditen në vendin e tretë.

Me humbje do të përfundonin këtë fazë në vendin e pestë.

Njëkohësisht kjo është faza e fundit në grupe dhe pastaj fillon faza tjetër, ku secila skuadër do të ketë katër ndeshje, dy në shtëpi dhe dy si mysafir, në varësi prej renditjes.